Marrëveshja për armëpushimin në Gaza, SHBA kërkojnë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes së propozuar për armëpushimin.
Presidenti Joe Biden tha këtë të martë se kryeministri izraelit nuk po e pranon atë për qëllime politike. Hamasi ka thënë se pajtohet me të, ndërsa Izraeli ka shprehur rezerva për shkak se kërkon zhdukjen e Hamasit, megjithëse marrëveshja e njoftuar nga Biden ishte një propozim i vetë Tel Avivit. Kjo pasi partia e të djathës ekstreme në Izrael e cila është në koalicion me Netanjahun ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë në rast të pranimit të marrëveshjes që prezantoi Biden.
E ndërsa kërkohet përkrahja e KS, udhëheqësit e G7 kanë njoftuar se e përkrahin atë.
Ndërkohë gjatë ditës, sulmet izraelite vranë 11 palestinezë, përfshirë një familje 3 antarëshe dhe tetë zyrtarë policisë së Gazas.
Më shumë se 36,000 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në 8 muaj luftime, dhe sipas zyrtarëve palestinezë forcat izralite nuk po bëjnë dallime midis civile dhe militantëve. Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Gaza ka ndërprerë futjen e ushqimeve dhe ilaçeve tek palestinezët që po përballen me uri të tejskajshme.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /