E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja për kufirin, më 10 dhjetor

Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) do të nisë zbatimin më 10 dhjetor në Merdare, Jarinë dhe Konçul.

Duke folur për mediat serbe, ai ka thënë se tre javë pas 10 dhjetorit duhet të nisë zbatimi i saj edhe në vendkalimet e tjera.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje është një nga kushtet që Bashkimi Evropian i ka vendosur Serbisë, për të marrë datën e negociatave të anëtarësimit në këtë bllok./kosovapress/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›