E Enjte, 5 Nëntor 2026

Marrin fund ditët e nxehta? Pas temperaturave përvëluese, nisin rrebeshet e breshëri në vend, probleme në disa akse rrugore

Pas disa ditësh temperaturash të larta në të gjithë vendin, këtë pasdite moti ka marrë “kthesë”.

Në disa qytetet kanë nisur reshjet e dendura, duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte dhe rasti në Bulqizë.

Edhe në Elbasan e Tiranë kanë nisur rrebeshet e breshëri.

Ndërkohë si pasojë e reshjeve janë raportuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore.

Stuhia është shoqëruar dhe me erë të fortë, që ka dëmtuar pemët, por dhe ka rrëzuar sende nga katet e larta të ndërtesave.

Në disa zona ka pasur përmbytje, teksa breshri ka qenë me përmasa të mëdha, çka ka sjellë dhe dëmtime në të mbjella.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›