Marrin para për të mbrojtur gratë e dhunuara, kacafyten vetë drejtueset e shoqatave të grave

Një aktivitet nga kjo shoqatë
Nga Lindita Çela
Prej vitesh ka marrë flamurin e mbrojtjes së grave të dhunuara dhe në fakt realiteti shqiptar ia ka bërë më të lehtë punën. Qindra projekte janë realizuar pikërisht prej saj, Sevim Arbanës, gruas që drejton shoqatën Në Dobi të Gruas Shqiptare. E ndërsa këto ditë katër gra janë ekzekutuar, shoqata që rreket të mbrojë të drejtat e grave të dhunuara, është përfshirë në një skandal të vërtetë.
Sevim Arbana është paditur penalisht për ushtrim të dhunës verbale.
Ka qenë ndërhyrja e patrullës së policisë që ka ndarë sherrin mes grave të kësaj shoqate, sherr ky që sipas policisë ka degjeneruar në kanosje mes grave.
Lajmi konfirmohet për TemA-n nga të dyja protagonistet e këtij skandali.
Ndërsa Manjola Stefani rrëfen incidentin e ndodhur, që sipas saj nuk është e vetmi në këtë shoqatë, Sevim Arbana e konsideron këtë një çështje brenda familjes, për të cilën media nuk duhet të ndërhyjë.
Ngjarja
Janë sharë e kacafytur, me një fjalorë prej të cilit dhe një njeri i rrugës do të skuqej, e më pas kanë përfunduar në polici. Nuk bëhet fjalë për një sherr të rëndomtë mes femrash, por për dy gra të cilat prej vitesh janë grupuar, punojnë e sigurojnë para në emër të grave të dhunuara.
Bëhet fjalë për Sevim Arbanën, që drejton shoqatën Në Dobi të Gruas Shqiptare, dhe një prej menaxhereve të hershme të kësaj shoqate, Manjola Stefanin.
Sherri mes dy grave ka degjeneruar deri në kanosje, ndërkohë që ndërhyrja e policisë duket se ka bërë që sherri mes tyre të mos përfundojë në dhunë fizike.
Ndërsa policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për të dy gratë, Sevim Arabana e konsideron ngjarjen një incident brenda familjes, ku askush nuk duhet të ndërhyjë.
Shkoni në polici dhe mësoni të vërtetën. Kjo është një çështje brenda familjes, për të cilën ju nuk duhet të interesoheni. Nuk ka ndodhur asgjë për të cilën ju duhet të bëni lajme, sepse nëse merreni me këtë çështje, askush nuk do tju lexoje. Është një ngjarje që e di policia, deklaroi Sevim Arbana, e cila mohon faktin që mes saj dhe zonjës Manjola Stefani të kishte një përleshje fizike.
Por ndërsa për Arbanën çështja është krejtësisht familjare, duket se shoqata është përfshirë në një skandal të vërtetë.
Nën akuzë është pikërisht kryetarja e kësaj shoqate. Në mënyrë jo transparente janë pushuar nga puna 80 bashkëpunëtorë të shoqatës, dhe se prej dy muajsh askush nuk paguhet për punën e bërë.
Që prej vitit 1993, Sevim Arbana është një prej grave që publikisht ka dalë në mbrojte të gjinisë që ajo i përket.
Në këtë vit ajo ka ngritur shoqatën Në Dobi të Gruas Shqiptare, të cilën e ka bashkëthemeluar me Fabiola Egron. Qindra projekte janë realizuar nga kjo shoqatë, kryesisht me donatorë të huaj, por dhe me fonde të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.
INTERVISTA/ Manjola Stefani: Nuk jam e vetmja që dhunon Sevimi, kam bërë kallëzim penal
Manjola Stefani, prej 7 vitesh ka qenë një prej bashkëpunëtoreve të ngusha të Sevim Arbanës, gruas që drejton një prej shoqatave më të njohura në vend, për mbrojtjen e grave.
Megjithëse është eksperte e kësaj fushe, paradoksalisht, Manjola ka rënë pre e dhunës verbale të shefes së saj.
Ndërsa skandali ka ndodhur në ambientet e brendshme të shoqatës, Manjola në një intervistë për TemA, thotë se nuk është rasti i vetëm i dhunës në shoqatë.
Ndërsa konfirmon faktin se ka kallëzuar penalisht shefen e saj, Manjola tregon incidentin, që mesditën e së hënës ka alarmuar gratë e grupuara nën ombrellën e një shoqate.
Z. Manjola a mund të më thoni çfarë ka ndodhur në shoqatën ku ju punoni? Thuhet se jeni konfrontuar me znj. Sevim Arbana?
Në fakt, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, por ishte rrjedhojë e një situatë kaotike që po ndodh në shoqatën tonë. Unë kërkoja nga zonja një sqarim për vendimin që ajo kishte marrë, jo vetëm për mua. Në vend të një sqarimi, u përballa me një dhunë verbale të paparë, që zonja ushtroi ndaj meje.
Kjo do të thotë se mes jush ka pasur konfrontim fizik?
Jo nuk ishte konfrontim fizik, por si të thuash një dhunë verbale nga zonja, e cila më ka fyer rëndë dhe më ka kërcënuar, kanosur apo dhe ulëritur. Si qytetare unë i jam drejtuar organeve kompetente për të zgjidhur situatën.
Çdo të thoni me dhunë verbale?
Por ja, si dhe ju thashë, incidenti ishte pasojë e një situatë kaotike që po ndodh prej dy muajsh në shoqatën tonë. Ne po punojmë normalisht dhe kemi dy muaj që nuk jemi paguar. Por në vend që të na sqaronte, para pak ditësh znj. Sevim Arbana, nxjerr një urdhër ku thoshte se ne duhet të ndërprisnim marrëdhëniet e punës. E për këtë i referohej nenit 140 të Kodit të Punës, që në fakt ky nen flet për ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës. Po kështu në këtë njoftim thuhej se ne kishim 72 orë kohë në dispozicion për të shprehur pretendimet tona. Por që në fakt, zonja, nuk denjoi të na dëgjonte.
Po ky vendim bënte fjalë për ju?
Jo vetëm për mua. Ajo ua ka dhënë këtë urdhër 80 punonjësve që janë pjesë e organizatës. Të enjten, unë me gjithë degën e Durrësit, kemi pritur që zonja të vinte në zyrë për të na sqaruar, por nuk erdhi. Për të kërkuar një shpjegim për këtë pushim nga puna, e për të marrë njoftimin zyrtarisht, unë i kam shkuar të hënën në zyrë. Por në vend që të më sqaronte, filloi të më akuzonte e të më shante. Unë nuk fakt nuk i kam kthyer përgjigje. Kur ajo nisi të ulërinte, dola nga zyra dhe nga korridori dhe i kërkoja vetëm të me jepte me shkrim urdhrin për pushimin nga puna. Duke më sharë me fjalë shumë fyese, me tha se do ma jepte urdhrin kur do ti donte qejfi. Në këtë moment kanë ardhur dhe forcat e rendit dhe me sugjerimin e tyre unë i jam drejtuar organeve kompetente, duke denoncuar penalisht dhunën verbale që zonja ushtroi ndaj meje.
Ju keni 7 vite që punoni aty, a është shoqata juaj në vështirësi financiare?
Unë nuk di dhe nuk mund të flas për këtë çështje. Di që ne nuk paguhemi prej dy muajsh. Por ajo që unë po denoncoj është dhuna, mënyra e ulët, shantazhi, që zonja përdor ndaj anëtarëve të shoqatës.
Ju po thoni se kjo nuk është ngjarja e vetme që ka ndodhu