E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marta Kos përshëndet në shqip: Të mos krijojmë hendeqe, vende e Ballkanit të jenë anëtarë të BE me të drejta të plota. Në qershor..

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha nga Tirana se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëhen anëtare më të drejta të plota në union. Në fjalën e saj në konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, pas Samitit me Liderët Rajonalë, Kos tha se BE dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen sa më shpejt në tregun e përbashkët. 

“Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm në vendet tuaja që sot. Në disa fusha kjo po merr formë. Objektivi ynë është që të gjitha vendet e BP të ecin në sinkron dhe nuk duam të krijohen hendeqe të reja mes jush. Sepse të gjitha vendet i përkasin BE dhe të gjitha duhet të bëhen anëtare me të drejta të plota, e theksoj, me të drejta të plota”, tha Kos. 

Në disa raste në të shkuarën, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të pranojë edhe një anëtarësim pa të drejtë vetoje në union. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›