E Diel, 1 Nëntor 2026

Marta Kos vizitë në Prishtinë, komisionerja e zgjerimit takohet të premten me Haxhiun dhe Kurtin

Komisionerja Europiane për Zgjerimin Marta Kos do të qëndrojë  të premten në Prishtinë në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.

Vizita e zyrtares së lartë të unionit rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të BE-së  për perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën për reforma të shpejta e vendimtare për të avancuar rrugën e integrimit.

Gjatë vizitës, komisionerja Kos do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Komisionerja do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo vizitë synon të inkurajojë progresin e mëtejshëm në rrugën e integrimit të Kosovës dhe të forcojë angazhimin e ndërsjellë për prioritetet e përbashkëta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›