E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa 18 vjeçare e Celine Dion

Këngëtarja Celine Dion ka 18 vjet e martuar me Rene Angelil që është edhe menaxheri i saj. Ata kanë kaluar bashkë momente shumë të lumtura por kjo nuk do të thotë që nuk kanë përjetuar edhe situata të vështira pasi të qëndrosh pranë njëri-tjetrit një periudhë kaq të gjatë kohore, padyshim që do përballesh me situata nga më të ndryshmet.

“Unë dhe Rene kemi përjetuar edhe momente shumë të vështira. Jo gjithcka ka qenë e lehtë. Ka pasur edhe tension midis nesh. Asnjëherë nuk është e lehtë të jesh burrë e grua, por duke marrë parasysh që ne punojmë bashkë është akoma edhe më e vështirë”-është shprehur Celine Dion për revistën Vegas Delux.

Cifti ka 26 vjet diferencë, pasi Dion është 45 vjec ndërsa Rene 71. ata kanë rreth 2 dekada të martuar bashkë, por Celin Dion është shprehur se deri 7 vjet më parë nuk kishin komunikimin e duhur me njëri-tjetrin. Megjithatë tashmë ata janë rikthyer si më parë dhe janë më të fortë se kurrë. Një rezultat i tillë u arrit vetëm kur të dy bashkëshortët vendosën të ndryshojnë mënyrën e komunikimit për  të mos hedhur poshtë dashurinë që kishin për njëri-tjetrin.

Celine Dion dhe Rene filluan të dilnin bashkë kur Celine Dion ishte 19- vjec, ndërsa Rene 45. Në vitin 1991 ata u fejuan ndërsa në vitin 1994 u martuan në Montreal. Celine dhe Rene kanë bashë tre fëmijë duke përmendur këtu edhe dy binjakë të cilët kanë lindur në vititn 2011.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›