E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesat gay, Kisha Orthodokse: I lutemi Perëndisë të ndriçojë mendjet e deputetëve

Sa herë janë bërë eksperimente duke krijuar ligje në kundërshtim me ligjet e përjetshme të Perëndisë, ato kanë çuar në katastrofa të mëdha njerëzore dhe shoqërore

Tiranë, 18 gusht NOA Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke kundërshtuar fort martesat brenda gjinisë që janë projektuar të ligjërohen në Parlament pas propozimit të Berishës, tha sot se i lutej Zotit të ndriçojë mendjet e deputetëve.

I lutemi Perëndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që të marrin vendimet e duhura dhe të drejta për të mbrojtur familjen dhe shoqërinë tonë të brishtë, - thuhet në reagimin zyrtar që vjen nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, mbi Projektligjin për martesa ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

Thoma Dhima, zëdhënës i KOASH, tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për projektligjin që do të paraqitet nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë,

me anë të të cilit do të kërkohet legalizimi i martesave brenda së njëjtës gjini.

Sinodi kujton faktin se në çdo shoqëri dhe kulturë njerëzore, martesa ka qenë gjithmonë ndërmjet burrit dhe gruas.

Në veçanti martesën e institucionalizoi Shkrimi i Shenjtë dhe rëndësinë dhe shenjtërinë e saj e thekson Kisha për njëzetë shekuj me radhë. Ajo përbën themelin e shoqërisë dhe të rendit njerëzor.

Sinodi kujton edhe faktin se sa herë janë bërë eksperimente duke krijuar ligje në kundërshtim me ligjet e përjetshme të Perëndisë, ato kanë çuar në katastrofa të mëdha njerëzore dhe shoqërore.

Për këto arsye e ndiejmë për detyrë të shprehim kundërshtinë e hapur të Kishës Orthodhokse ndaj këtij Projektligji dhe i bëjmë thirrje atyre që kanë përgjegjësinë për legjislacionin e këtij vendi dhe u kërkojmë që të tregojnë përgjegjshmëri në lidhje me

të ardhmen e shoqërisë sonë. I lutemi Perëndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që të marrin vendimet e duhura dhe të drejta për të mbrojtur familjen dhe shoqërinë tonë të brishtë, - përfundon deklarata e Sinodit.

/a.k/e.l/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›