Martohet aktori Taylor Handley
Aktori Taylor Handley pas popozimit që i bëri për martesë gushtin e kaluar gruas së tij, tani zgjodhi momentin e përshtatshëm për të bërë dasmën ,në Rincon Bates Ranch de Mar, në Kaliforni.

Aktorja dhe modelja Audra ka postuar fotot pas dasmës në rrjetin e saj social Twitter dhe mbi çdo foto i shprehte dashurinë burrit të saj me fjalë të ndryshme.

Martesën ata e bënë në një ambient natyror, pranë një kodre ku dhe kanë pozuar për një set fotografik. Në një foto të publikuar e cila është pjesë e setit, Audra shfaqet mahnitëse, me një fustan të bardhë pas trupit dhe flokët e gjata të lëshuara.

Ndërsa Taylor ishe veshur me një kostum serioz dhe me një buzëqeshje , me të cilën arrin të na përçojë lumturinë që ndjente në ato momente !