Martohet ish ylli i Hannah Montana

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë nxitur thashethemet se janë martuar gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.
Ata u fejuan në qershor pasi u takuan në xhirimet romantike për filmin “The Last Song” në vitin 2009.
Gjatë pushimeve, ish ylli i Hannah Montana ka shpërndarë foto në Instagram ku shihej ajo dhe Liam duke pozuar nën drurin e Krishtlindjeve.
Ylli i “The Hunger Games” shihet me një unazë të madhe në dorën e tij të djathtë të cilën mediet e kanë komentuar si unazë martese.
Sipas tyre, Miley nuk kishte unazë por fotoja dhe fakti se bashkë me ta ishte edhe familja e Liamit dhe e Miley ka nxitur thashetheme se ata mund të jenë martuar.
Sidoqoftë, ata kaluan pushimet në Kaliforni. Më parë ishte thënë se ata do të martoheshin në verë por duket se nuk kanë mundur të presin më gjatë. /Indeksonline/