Maryland, shteti i 18-të në SHBA që heq dënimin me vdekje

Shteti amerikan i Maryland pritet të shfuqizojë dënimin me vdekje, pasi ligjvënësit kanë votuar 82 pro dhe 56 kundër, në favor të kësaj nisme.
Nisma ka nevojë tashmë të nënshkruhet nga guvernatori Martin O’Malley, që të kthehet në ligj.
Sapo të nënshkruhet dhe të kthehet në ligj, Maryland bëhet shteti i 18-të amerikan që shfuqizon ekzekutimet./Indeksonline/