E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa ne urgjencen e Tiranes

Shkarkime dhe masa disiplinore për bluzat e bardha në urgjencën e Tiranës. Ka mjaftuar një ankese e qytetarëve, të cilët kanë pasur nevojë për shërbimin e urgjencës në vendngjarje dhe qe nuk kane mundur ta kene, per shkak se ne telefonin e urgjences vene ne sherbim nuk eshte pergjigjur askush per te disaten here, që ministri i Shëndetësisë të marrë këto masa.

Ai ka urdhëruar shkarkim nga puna të infermieres primare, ndërsa mjekut primar i është dhënë vërejtje me paralajmërim. Këtyre masave nuk i ka shpëtuar edhe Shefi i Urgjences së Tiranës, Dashamir Krasniqi, i cili ka marrë vërejtje nga Ministri i Shëndetësisë.

Ky eshte rasti i dyte i ankesave qe mberrijne ne Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me sherbimin në Urgjencën në Tiranë, për të cilin ministri i Vangjel Tavo u kishte kërkuar të jenë të kujdesshëm, si në gatishmërinë ndaj qytetarëve, por edhe në komunikimin me ta përmes telefonit. Rasti i pare kishte te bente me nje ankese per komunikimin arrogant nepermjet telefonit te bluzave te bardha, qe sherbejnë në këtë urgjencë dhe qytetarëve që kërkonin ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›