Masa radikale kundër bullizmit digjital, gjoba 500.000 lekë në ditë për operatorët që nuk heqin përmbajtjen abuzive

Një projektligji i ri i hartuar nga qeveria sjell një ndryshim themelor në mënyrën si do të trajtohet abuzimi në internet. Qëllimi është garantimi i një mbrojtjeje të shpejtë dhe efektive për viktimat e dhunës digjitale.
Projektligji i ri vendos afate tepër të ngushta për administruesit e faqeve dhe platformave online (përfshirë ofruesit e shërbimeve si AKEP). Ata detyrohen të reagojnë menjëherë ndaj njoftimeve apo urdhrave të gjykatës.
Kjo masë aplikohet për format e dhunës si:
Keqpërdorimi i imazheve intime (pa pëlqim).
Gjuha e urrejtjes digjitale.
Ngacmimi apo përndjekja në internet.
Për mosveprim brenda afatit 12 deri në 24 orë pas njoftimit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të vendosë gjobë administrative nga 50.000 deri në 500.000 lekë (gjysmë milioni) për çdo 24 orë vonesë në heqjen ose bllokimin e përmbajtjes.
Këto sanksione synojnë të detyrojnë operatorët e shërbimeve online të marrin përgjegjësi serioze, duke e bërë dhunën e lehtësuar nga teknologjia një zonë ku ndërhyrja ligjore është e menjëhershme.
/rtsh.al/