E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Masakra e 4 shkurtit, 81 vjet nga raprezaljet ndaj qytetarëve të Tiranës

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot Masakrën e 4 shkurtit 1944.

81 vjet më parë, nëpër shtëpitë dhe familjet e Tiranës u kryen bastisje të befasishme nga pushtuesi nazist gjerman dhe bashkëpunëtorët e tij. Dhuna e përgjakshme i kushtoi popullit të Tiranës rreth 84 të vrarë, si dhe arrestimin e mbi 300 të tjerëve.

Qëllimi i masakrës ishte të frikësohej populli e të detyrohej të hiqte dorë nga lufta e nisur, të sigurohej qetësia e rendi që kërkonte pushtuesi gjerman.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›