E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakra e Don Boskos/ Policia në gjurmë e autorëve: Kemi informacione për persona konkretë të përfshirë

Policia e Tiranës ka disa emra te dyshuar si autore të masakrës në “Don Bosko”, ku mbeti e vrare 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe u plagosën 6 të tjerë.

“Është një hetim që do të marrë kohen e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim”, deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, gjatë një konference për mediat.

Pas identifikimit të këtyre personave, Agjentët e Krimeve po bashkëpunojnë me prokurorinë për të mbledhur më shumë prova, që mund të çojnë në arrestimin e tyre.

Hetuesit besojnë se dy autorët, që qëlluan me armë drejt lokalit, janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Ngjarja dyshohet të ketë motiv hakmarrjen ndaj Fatjon Muratit, i cili është hetuar për ekzekutimin e trefishtë në fushë-krujë, ku u vra Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›