E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Gërdecit/ Mediu paraqitet në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore

Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore për  masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë.

Fatmir Mediu është paraqitur në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë. Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Në seancën e kaluar, të mbajtur më 31 tetor, Mediu kërkoi revokimin e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka që ka pranuar familjen Durda si palë, ndërsa ngriti edhe pretendime absurde se avokati i tyre, Dorian Matlija paguhet nga George Soros.

Mediu vijoi me akuzat duke thënë se në emër të familjes po bëhet politikë, ndërsa tha se vendimi demontimin e municioneve u zbatua nga Forcat e Armatosura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›