E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Lubotenit, Boshkovski mbron te akuzuarin

Ish-ministri i Brendshem maqedonas, Ljube Boshkovski do te deshmoje ne Hage ne mbrojtje te nje personi te akuzuar per vrasjen e civileve shqiptare ne fshatin Luboten gjate konfliktit te vitit 2001.

Boshkovski do te deshmoje ne mbrojtje te ish-oficerit te policise, Johan Tarcullovski.

Mediat maqedonase bejne te ditur se mbrojtja e te akuzuarit eshte sponsorizuar nga qeveria e Shkupit.

Vete ish-ministri Boshkovski u akuzua me pare per masakren e Lubotenit, por u la i lire per mungese te fakteve dhe deshmive.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›