Masakra e Lushnjës, SPAK kërkon burg përjetë për Laert Haxhiun

SPAK ka dhënë sot pretencën për Laert Hxhiun. Vizion Plus mëson se Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Haxhiun.
Laert Haxhiu akuzohet për masakrën e Lushnjes në Shtator 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte.
Aktualisht Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit për ekstradim në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.
Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv