Masakra e Lushnjës, më 18 mars SPAK jep pretencën për Laert Haxhiun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit do të japë më 18 mars 2024 pretencën për Laert Haxhiun, lidhur me masakrën e Lushnjës në 2017.
Gjatë seancës së sotme trupa e gjykimit rrëzoi kërkesën e avokatëve, të cilët kërkuan ekspertizën edhe një herë të pamjeve filmike të kamerave.
Laert Haxhiu u arrestua në Greqi gjatë majit të 2023, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për masakrën e Lushnjës.
Në masakrën e Lushnjës në 2017 mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti. Ky i fundit është nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës dhe një ndër emrat më të përfolur të krimit në vend.
/rtsh.al/