E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit, Enver Hoxha: Të arrestuarit, për jugosllavët

Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe

Zbulohen dokumentet që implikojnë shtetin shqiptar në masakër

Të tjera dëshmi se Divizionet V dhe VI në Kosovë drejtoheshin nga Ramiz Alia e Rahman Parllaku
Në masakrën e Tivarit, ku gjetën vdekjen mbi 3 mijë kosovarë, nuk ka qenë i implikuar vetëm Ramiz Alia, i cili në atë kohë ishte në krye të një prej divizioneve që ndodheshin në Kosovë. Në librin e tij “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, historiani Uran Butka sjell një sërë dokumentesh, që jo vetëm mbajnë firmën e Alisë, por edhe të vetë Enver Hoxhës. Me urdhër të tij, të gjithë kosovarët që arratiseshin nga ushtritë jugosllave, që kapeshin apo dorëzoheshin me dëshirë pranë forcave shqiptare, u dërgoheshin divizioneve jugosllave, edhe pse e dinin shumë mirë se ata i priste vdekja. Gjatë rrugës për në Frontin e Perëndimit, rreth 1000 kosovarë gjetën vdekjen brenda kufijve shqiptarë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, kjo masakër iu faturua Koci Xoxes, i cili edhe u akuzua si agjent i Titos. Për këtë flasin një sërë dokumentesh dhe dëshmish të kohës, mes të cilave dhe ajo e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër).                   al.mi

Komandantët dhe komisarët politikë të divizioneve e të brigadave shqiptare zbatonin urdhrat e shtabit jugosllav, por vinin në dijeni dhe merrnin formalisht edhe pëlqimin e Komandës së Përgjithshme të Shqipërisë e të komandantit Enver Hoxha. Kjo nuk ndryshonte asgjë, sepse edhe politika, edhe ekonomia, edhe ushtria, edhe lufta ishin në atë kohë të unifikuara ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë, Titos dhe Enver Hoxhës, por, gjithnjë nën dominancën e Jugosllavisë së Titos.
Ja disa dokumente:
Nr. 146
Divizioni V, më 29.04.1945
Komandës së Përgjithshme
Në bazë të urdhrit nr.93, datë 28.04.1945, të Shtabit Operativ të Kosmetit, Divizioni V dhe VI lëvizin për në zonat Ferizaj-Gilan. Divizioni ynë me qendër Gilan.
Komandanti i Divizionit V
Nënkolonel Rahman Parllaku

Nr. Extra
Divizioni V, 21.05.1945
Tepër urgjent
Komandës së Përgjithshme
Partizanët e Kosmetit që janë në brigadat e Ushtrisë Jugosllave, kanë dezertuar nga ato deri më sot, janë kapur e dorëzuar në repartet tona në këto ditë, po ia dorëzojmë Shtabit Operativ të Kosmetit. Ky është mejtimi ynë, ju ç’mendoni? Na lajmëroni me lidhjen e parë.
Gafur Çuçi

Nr. 541/32
Divizioni V, 30.05.1945
Komandës së përgjithshme
Shtabi operativ i Kosmetit prapë na i kërkon të gjithë të dorëzuarit ose të kapurit, që sot janë në Divizionin tonë, t’ia dorëzojmë Divizionit 52…

Enver Hoxha, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, i përgjigjet me radiogram komandës së Divizionit V në Kosovë:

Nr. 138/1 Res
Tiranë. Më 30 maj 1945
Radiogram (shifër)
Divizionit V
Na lajmëroni sa bëhet numri i t’arratisurve që janë dorëzuar në Divizionin tuaj dhe sa bëhet numri i kosovarëve që keni mobilizuar në terren.
Enver

Komandës së Përgjithshme
Gjegje e tel.nr.51 res, datë 30.05 1945
Numri i të arratisurve që janë dorëzuar në repartet tona, arrin deri 155 aproksimativisht, me përjashtim të disa kriminelëve që ja kemi dorëzuar M.P. simbas kërkesës së tyre. Numri i kosovarëve që janë mobilizuar është 1398.
Gafur Çuçi

Ja dhe përgjigjja e Enver Hoxhës:

Nr.38/III Res
5.06.1945
Radiograme
Divizionit V. Shifër
Gjegje telit tuaj ne 135 Res datë 1.06 1945
T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52.
Enver

Nga këto radiograme, por edhe nga të tjerë, që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, konkludojmë:
-Të arratisurit shqiptarë nga njësitë ushtarake jugosllave, që kapeshin e arrestoheshin nga forcat e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë në Kosovë, apo vetëdorëzoheshin tek njësitë e Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë për shkak të keqtrajtimit, dhunës e masakrave që kishin nisur në stil të gjerë aradhet serbo-çetnike ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, por edhe për shkak se i kishin rekrutuar për t’i larguar nga trevat e tyre, duhet t’i dallojmë nga të mobilizuarit (vullnetarët) shqiptarë, që vullnetarisht, apo mbi bazën e thirrjes e propagandës së shtabeve të divizioneve, brigadave e batalioneve të UNÇSH në Kosovë, bashkoheshin me divizionet e Shqipërisë, me besimin se kishin bërë gjënë e duhur apo kishin gjetur mbrojtjen e duhur te vëllezërit e tyre të një gjaku e të një gjuhe dhe i shihnin si shpëtimtarë. Sipas dokumentit 135/Res, numri i të arratisurve nga ushtria jugosllave deri në atë çast, ishte 155, ndërsa numri i të mobilizuarve nga ushtria shqiptare (div. V dhe VI) ishte 1389. Të gjithë këta të arratisur e të kapur dhe vullnetarët shqiptarë të Kosovës u dorëzoheshin udb-ashëbe jugosllavë.
-Divizionet V dhe VI, respektivisht dhe brigadat dhe batalionet e tyre, udhëhiqeshin e komandoheshin realisht nga komitetet e partisë dhe komisarët politikë: Ramiz Alia, Gafur Çuçi, Reis Malile, Njazi Islami etj. Bindesh për këtë po të lexosh raportet e tyre drejtuar KQ të PKSH dhe Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë. Edhe nga ana formale mund të dallosh lehtësisht, në fund të raporteve, përparësinë Ramiz/Brahman; Ramiz Alia/Gjin Marku e kështu me radhë. Komisarët politikë, Ramiz Alia, Gafur Çuçi etj. u drejtoheshin jo vetëm KQ të PKSH (sipas linjës partiake), por edhe Komandës së Përgjithshme, të cilën realisht duhet ta informonin komandantët. Në urdhëresën e Koci Xoxes, atëherë sekretar Organizativ i PKSH, drejtuar komisarëve e zv.komisarëve të korpuseve e të divizioneve të Ushtrisë NÇSH, ndër të tjera thuhej: “KQ i PKSH është koka udhëheqëse e Partisë, që këtej drejtohen në punët e ndryshme të gjitha organizatat si në pushtet, ashtu edhe në ushtri”.
Ishte koha e komisarëve. Kuptohej që, për gjithçka, komandën e kishte Partia Komuniste Shqiptare, vegël e PK

Kopertina e librit Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar nga historiani Uran Butka

jugosllave, kuptohet, gjithashtu, se ç’dëm të madh dhe ç’tragjedi kombëtare i pruri kjo politikë Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në vitin 1945, vitin e kthesës vendimtare drejt perandorisë së Lindjes komuniste.
-Të gjitha veprimet e divizioneve shqiptare në Kosovë miratoheshin edhe nga komandanti i Përgjithshëm i UNÇ të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai, pasi kërkonte shifrën e të arratisurve dhe të vullnetarëve të mobilizuar, urdhëronte shtabet e Divizioneve V dhe VI: “T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52″.
Ndërkohë, luftëtarët e lirisë, të ashtuquajtur “kriminelë”, u dorëzoheshin reparteve të OZN-së dhe të Mbrojtjes së Popullit, që i ndëshkonin dhe asgjësonin. Për

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›