E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit,Ruçi: Ta zgjidhë vetë Kosova

Mos bëni politikë me jetën e të masakruarve të kombit tonë por lëreni vetë Kosovën t' gjejë përgjegjësitë për maskrën. Kështu është shprehur kryetari i grupit të parlamentar Gramoz Ruçi në diskutimin e Kuvendit për masakrën e Tivarit.

"Bashkëkombasit tanë një shtet të tyre sovran që të ndërmarrin nisma dhe të vendosin për shtetasit e tyre qoftë për historite e vjetra apo të reja" theksoi Ruçi.

Ai theksoi më tej se "duhet t'i dalim përzot territorit të Shqipërisë dhe jo të një shteti tjetër duke shtuar se maxhoranca duhet të respektojë shtetin e ri kosavar që sipas tij tashmë është realitet dhe duhet t'i japë përgjigje vetë kësaj masakre.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kreut parlamentar demokrat Astrit Patozi i cili theksoi se është koha që të ndriçohettkjo masakër. Sipas tij xhesti i grupit parlamentar të PS-së për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Tivarit është një fals pasi PS-ja duhet të bashkohej me nismën e maxhorancës për të hetuar këtë masakër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›