Masakra me 7 të vrarë në Malin e Zi, policia gjen automjetin me të cilën u largua autori

Policia ka gjetur automjetin e Aco Martinoviçit, të dyshuarit kryesor për masakrën në Cetinjë me 7 ta vrarë dhe 4 të plagosur.
Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pas masakrës së shkatuar nga Martinoviç i cili më pas u largua me automjetin e tij nga vendngjarja.
Autoritetet apelojnë qytetarët të qëndrojnë të kthjellët dhe në banesat e tyre të mos lejojnë persona të panjohur.
Ndërkohë Presidenti malazez, me anë të një reagimi ka shprehur ngushëllimet.
“Në vend të gëzimit festiv, trishtimi për humbjen e jetëve të pafajshme varej mbi Kryeqytetin tonë dhe gjithë Malin e Zi. Jam i shtangur dhe i tronditur nga kjo tragjedi që ka mbështjellë në të zezë Cetinjen tonë, familjarët dhe miqtë e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Lusim dhe shpresojmë për shërimin e të gjithë të plagosurve. Mendimet tona sonte janë me familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe qytetarët e Cetinjës. I gjithë Mali i Zi ndjen dhe ndan dhimbjen tuaj”, u shpreh Presidenti.