E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakra me të vrarë në Shkodër/ Dyshohet për dy autorë, viktimat po lëviznin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Shkodër. Si pasojë e një atentati, dy persona kanë mbetur të vdekur.

ABC News mëson se dy nga viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha, kalimtare e rastit, teksa dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov.

Ndërkaq, mësohet gjithashtu se Hamza Lici dhe Arlind Bushati, i cili mbeti i plagosur, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.

Atentati u regjistrua në lagjen “Dobraç”. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë të cilët kanë rrethuar zonën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›