Masakra mjedisore, gjenden 55 fuçi me kimikate në lumin Mat
Kurbin- Një masakër mjedisore ka ndodhur sot në lumin Mat, pasi banorët e fshatit Gurë në zonën e Kurbinit kanë gjetur në bregun e lumit 55 fuçi të mbushura me kimikate, të cilat përdoreshin për industrinë metalurgjike.
Ata kanë vënë në dieni policinë e cila ka nisur menjëherë hetimet për indetifikimin e personave që e kanë hedhur lëndën aty, pasi është tepër e dëmshme për mjedisin dhe njerëzit sepse ka skaduar që para 9 vitesh.
Policia ka nisur të marrë në pyetje banorët e zonës, të cilët kanë thënë se fuçitë janë hedhur nga një kamion me targat e Krujës. Ndërkohë Agjencia Rajonale e Mjedisit ka nisur punën për largimin e kimikateve.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: