E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakra në Beograd, Kurti u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar mbi tragjedinë në Beograd, ku një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë dhe la të vdekur 9 persona.

Kurti ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave ndërsa u ka uruar gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkruan Kurti në rrjetin social Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›