E Enjte, 5 Nëntor 2026

Masakra në Paskuqan/ Hutra vrau një nga gratë në makinë, ish-bashkëshorten dhe nënën e saj i plagosi me thikë

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra në Paskuqan, ku Dan Hutra vrau me kallash motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes. Njëra nga viktimat, është lënë e pajetë në një makinë Passat që ndodhej në oborrin e banesës.

Pasi iu bllokua arma, Hutra ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten dhe nënën e saj.

Dy gratë u transportuan menjëherë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ato po mbahen nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor në spitalin e Traumës.

Në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe Mariana Gurakuqi  që u plagos në Astir, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie me Dan Hutrën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›