E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Masakroi me thikë fqinjin, arrestohet autori i krimit të rëndë në Durrës

Arrestohet Fation Janina, autor i vrasjes së 82-vjeçarit në Durrës. Pas disa orësh kërkimesh, policia ka bërë ndalimin e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 13 të qytetit, mbrëmjen e së hënës.

Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi  2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›