Masakruan policen, dënohen me burg xhaxhai dhe nipi
Përleshja me patrullën e policisë pas ndërhyrjes në sherrin e pronësisë.
Ngjarja në Babrru më 6 maj, 14 muaj heqje lirie autorëve.
Dy persona, xhaxha e nip, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 14 muaj burg në total për dhunimin e disa policëve në krye të detyrës, ku një oficere femër u qëllua me tullë në kokë. Suri dhe Pluton Cena, 46 dhe 37 vjeç, u deklaruan të fajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit publik”. Për të pandehurin Suri Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tij në liri me kusht për 3 vjet. Ngjarja ka ndodhur më 6 maj të këtij viti, në zonën e Babrrusë në Tiranë. Policia ishte njoftuar për një konflikt pranë dyqanit të shtetasit Vullnet Xhafa. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë vërejtur dyqanin e shkatërruar, si dhe një konflikt fizik mes disa personave pak metra më tej. Në tentativë për të ndërhyrë mes palëve, punonjësit e policisë janë ofenduar dhe goditur me shkelma e me sende të forta. Në vijim paraqitet ngjarja dhe rrëfimet e policëve për dhunën, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, i shpallur pak ditë më parë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)