E Hënë, 2 Nëntor 2026

Masat për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryeprokurorja e Durrësit pret në takim kreun e SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar një takim me kryeprokuroren e Durrësit, Suela Beluli, në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Ky takim, u organizua në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të 11 majit.

Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›