E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat për sezonin turistik/ Shtim sportelesh dhe lehtësim procedurash në kufi

Shqipëria pret fluks turistësh të huaj gjatë këtij sezoni veror.Në njëkohë që sezoni turistik ëshë hapur zyrtarisht në Shqipëri Zv.kryeministrja Albana Koçiu nga Saranda preantoi masat e mara nga institucionet për garantimin e një sezoni turistik të sigurt.

Sipas saj, masat përfshijnë shtimin e sporteleve dhe personelit në pikat kufitare, përmirësimin e sinjalistikës rrugore, lehtësimin e procedurave kufitare, kalata të dedikuara për anijet turistike dhe patrullim të vazhdueshëm në bregdet.

Zv.kryeministrja tha se së shpejti do të aplikohet sistemi e-Gate edhe në  portet e Sarandës dhe Durrës, i cili ka rezultuar i suksesshëm në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas të dhënave  zyrtare në katwr  muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka pritur rreth 2.5 milionë vizitore të huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›