Masat për vitin e ri shkollor – Përfaqësues të institucioneve takim me Prefektin e Qarkut Kukës

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, zhvilloi një takim në Prefekturë me përfaqësues të arsimit, rendit dhe bashkisë, ku u diskutuan masat që do të merren dhe punët që janë kryer deri më tani.
“Fëmijët do të rikthehen në bankat e shkollës ndaj kam thirrur këtë takim për të marr një informacion për punën e bërë dhe ku jemi më përgatitjet, si për ambientet shkollore , procesin e regjistrimit, shpërndarjen e librave”etj, u shpreh Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Loart Sallaku, u shpreh se me fillimin e vitit shkollor policia do të jetë e pranishme me patrulla në çdo kohë për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.
Ndërsa nga ana e tij, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Loart Sallaku, theksoi se , “se të gjitha patrullat e shërbimit do jenë në afërsi të shkollave.
Nga ana tjetër, Drejtori i Zyrës Arsimore Parauniversitare Kukës, Kreshnik Gerbolli, bëri të ditur se procesi i regjistrimeve ka përfunduar si për klasat e para, ashtu edhe për klasat e dhjeta.
“Për vitin e ri shkollor 2025-2026 nga ana e Bashkisë së Kukësit është ndërhyrë në lyerjen dhe rregullimet emergjente në të gjitha shkollat në mënyrë që data 8 shtator të gjej gati për të nisur procesin mësimor.“
Në Bashkinë Kukës, këtë vit pritet të nisin mësimin 6,300 nxënës, ndërsa në klasat e para janë regjistruar 430 nxënës, dhe në klasat e dhjeta 440 nxënës.
/rtsh.al/