Mascherano për Xabi Alonson: Nuk i uroj më të mirën, është te RealI

Ish-legjenda e kombëtares argjentinase, Javier Mascherano, tani trajner i Inter Miami, ka bërë disa deklarata në një konferencë për shtyp përpara debutimit në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ahly. bien në sy ato që i referohen Xabi Alonsos, ish-shokut të tij të skuadrës te Liverpool, një kundërshtar gjatë kohës së tij te Barcelona dhe tani trajner i Real Madridit.
Këto janë fjalët e tij, të raportuara nga FootBoom: “Ai ishte një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur në karrierën time. Nuk i uroj më të mirën sepse është te Real Madridi, por jam i sigurt se do të jetë një trajner i shkëlqyer për klubin. Ai bëri një punë të shkëlqyer te Bayer Leverkusen”.
“Nëse do të takoheshim me Real Madridin, është normale që si ekip evropian ata do të ishin favoritë duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës së tyre. Do të ishte një surprizë nëse do të ndodhte e kundërta, por pse të mos përpiqemi t’i surprizojmë?”