E Martë, 3 Nëntor 2026

Masë sigurie për tre efektivë policie, të dyshuar për veprime arbitrare ndaj një të mituri

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj tre efektivëve të Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër një shtetasi të mitur.

Masat janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe përfshijnë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” si dhe “Pezullim nga detyra”.

Të ndëshkuarit janë: Nënkomisare Xh. B., me detyrë specialiste dhe përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati nr. 1 Tiranë; Inspektor D. M., trupë shërbimi në të njëjtin seksion; Inspektor R. D., gjithashtu trupë shërbimi në të njëjtin seksion.

Sipas AMP-së, ngjarja lidhet me një episod të ndodhur më 12 prill 2025, kur punonjësit e mësipërm dyshohet se kanë ushtruar veprime arbitrare gjatë shoqërimit të të miturit E. G.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›