Mashtrim për investime në bursë fiktive, në pranga 6 shtetas

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Tiranë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve, ndërsa u procedua penalisht një shtetas 20 vjeç.
Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi.
Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.f/