E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mashtroi të renë për vizën angleze duke i marrë 3 mijë euro, arrestohet 34 vjeçari në Durrës

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Durrësit nën akuzën e mashtrimit.

Sipas policisë, 34 vjeçari Leonard Allushi ka mashtruar një vajzë duke i marrë 3 mijë euro me premtimin se do t’i siguronte vizën angleze.

Ka qenë 25 vjeçarja që ka denoncuar në shtator se ishte mashtruar nga 34 vjeçari./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›