E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mashtruesi” mohon ekstradimin, Bruno Çobo thotë në gjyq se ishte vetëdorëzuar në Rinas

Pasi u ekstradua një ditë më parë nga Dubai, Bruno Çobo është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Gjatë seancës Çobo mohoi të ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, duke thënë se kishte udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

Çobo tha se i kishte dërguar zyrës së Interpol Tiranë, përmes postës, një kërkesë ku i kërkonte që të dorëzohej e t’i krijoheshin kushtet për tu kthyer në Shqipëri.

Ai akuzohet për mashtrim në vlerën 4.7 milionë eurove ndaj shtetasve italianë përmes call center-ve./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›