Maska vjedh kasaforten e biznesmenit
Fier - Biznesmeni denoncon vjedhjen e pikes se skrapit nga nje person i maskuar. Policia e Fierit deklaroi dje se nisi hetimet per zhdukjen e 20 mije lekeve nga kasaforta e sipermarresit te nje pike te grumbullimit te hekurishteve, Gezim H. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes se enjte, ne rrugen nacionale Fier-Vlore. Ekspertet kane shkuar ne vendngjarje, ku kane marre gjurmet e gishterinjve dhe deshmite e femijeve te biznesmenit. Keta te fundit kane treguar se vune re nje person me maske ne koke, qe eshte futur ne ambientet e firmes dhe me ane te nje kacavide kishte hapur kasaforten.
Xh.B