E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat në Rrugën e Kombit, policia prangos një person, tjetri në kërkim

pranga-2-e-reLezhë- Grabitjet e ditëve të fundit memaska në Rrugën e Kombit kanë një person të arrestuar tashmë  dhe një tjetër të shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Lezhes, këta dy shtetas janë autorë të grabitjes së dy shtetasve kosovarë në autostradën Durrës-Kukës, mëngjesin e së shtunës. 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Maxhuni është autor edhe i disa veprave të tjera kriminale, si ajo e ndodhur në datën 3 Prill, kur u vodh me armë shtetasi A. Kamberi dhe në 11 Korrik, në Rreps, Mirditë. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbajtje të paligjishme të armëve luftarake, deklaroi Fatos Cera, zëdhënës i policisë së Qarkut Lezhë.

Gjithashtu, ata po hetohen edhe për dy grabitjet e ndodhura në datën 3 prill dhe 11 korrik. Sipas hetimeve, të rinjtë zgjidhnin fundjavën për të grabitur, pasi vinin në këto ditë shumë shtetas nga Kosova drejt brgedetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›