E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskerano zgjedh Barcelonën

Media spanjolle raporton sot se është arritur marrëveshja mes klubit katalanas dhe futbollistit për shumën e 22 milionë eurove, ndërsa 26-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare. Në këtë mënyrë argjentinasi ka injoruar kampionët e Evropës, duke preferuar kampionatin spanjoll.

Tashmë zikaltrit hedhin sytë nga Paolo Montolivo në mesfushë, pasi edhe alternativa Dirk Kajt u dogj dje në mbrëmje. Holandezi u aktivizua në sfidën e kthimit të Ligës së Evropës kundër Trabzonsporit, në përfundim të së cilës deklaroi: “E ardhmja ime është te Liverpuli”. Një alternativë tjetër është edhe Bepe Skuli, i cili u përmend fillimisht e më pas u la mënjanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›