E Hënë, 2 Nëntor 2026

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami rezultojnë të jenë shtatzënë njëkohësisht, Rama: Një rastësi e bukur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmit të përhapur një ditë më parë nga maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku bëhej e ditur se 10 mamitë e këtij institucioni janë shtatzënë.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e cilësoi këtë si “një rastësi të bukur”, duke theksuar se të 10 mamitë janë në të njëjtin udhëtim mëmësor. Postimi u shoqërua edhe me një foto të mamive.

Ky lajm sjell një moment pozitiv dhe emocionues, duke nxjerrë në pah lumturinë dhe bashkimin e profesionistëve të shëndetësisë në prag të jetës së re.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›