E Martë, 3 Nëntor 2026

Matësit inteligjentë – Në Shkodër vijon instalimi në kabina, faza e dytë për abonentët familjarë

Projekti pilot për instalimin e matësve inteligjentë të energjisë elektrike po vijon që të zbatohet edhe në Shkodër. Është drejt përfundimit faza e parë që ka të bëjë me instalimin e matësve të energjisë nëpër kabina, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë e instalimit të matësve inteligjentë për konsumatorët familjarë dhe biznese.

Sipas drejtorit të OSHEE Shkodër Armand Zhuka ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti por qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së.

“Gjithçka që do të ndodhi raportohet brenda 15 minutash, ashtu si për vjedhje të energjisë elektrike apo për luhatje të tensionit dhe për ruajtjen e parametrave të gjithçkaje që ne kemi në detyrën tonë”, tha Zhuka.  

Tre qarqe ai Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit janë të parët të cilët kanë përfituare nga ky projekt që Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE-së ka lidhur me kompaninë “ACI Enegenieering” me vlerë 1.3 milion euro.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›