Matri-Zuniga, afër shkëmbimit

Kampioni dhe nënkapmpioni i Italisë, Juventus dhe Napoli mund të bashkpunojnë në këtë merkato verore.
Bianconerët janë duke kërkuar shërbimet e anësorit të Napolit, Camilo Zuniga. Ndërsa, Napoli e kërkon sulmuesin e Juves, Alessandro Matri. Kjo ka shtyer këto dy skuadra që të mendojnë për një shkëmbim të mundshëm.
Napoli lojtarët i konsideron me vlera të barabarta,ndërsa Juve kërkon edhe 5 milionë euro. Krejt kjo, sipas shtypit italin, mund që të mbyllet me shkëmbim, plus 3-4 milionë euro në arkat e bianconerëve./indeksonline/