Matt Damon Dua nje film me Affleck

“Unë dhe Ben jemi shumë të lidhur dhe flasim shpesh për të bërë një film. Jam i sigurt se një ditë do të punojmë sërish së bashku”.
Kështu ka deklaruar aktori i njohur amerikan Matt Damon, lidhur me mundësinë për t’iu rikthyer bashkëpunimit me Ben Affleck, me të cilin ka shkruar dhe interpretuar në ’97-ën në “Gjeniu rebel”.
Damon, i cili do të shfaqet më 5 janar në kinema me filmin “Këtej e tutje” të Clint Eastwood, nuk e përjashton rikthimin në rolin e spiunit Jason Bourne.