Matthäus shtyn Goretzkan drejt Milanit: E shoh si një zgjedhje të mirë përkrah Modric

“Nuk kam vendosur ende dhe nuk do të thoja se vendimi do të merret midis fundit të sezonit dhe fillimit të Kupës së Botës. Thjesht do të vendos kur të ndiej se është koha e duhur”. Pasi fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayern, Leon Goretzka, kontrata e të cilit me bavarezët po skadon dhe, sipas raportimeve në Gjermani, është shumë afër bashkimit me Milanin, nuk donte të zbulonte të ardhmen e tij. Por Lothar Matthäus, një legjendë e klubit dhe ekipit kombëtar gjerman, e bëri për të: “Leon është një lojtar model. Në fakt, do të doja ta falënderoja sepse këto tetë vite me të kanë qenë argëtuese. Leon ka qenë gjithmonë një shembull”.
Fjalët u thanë për Sky Deutschland me Goretzkën vetëm disa hapa larg, aq sa mesfushori i sikletosur kërkoi një justifikim për t’u larguar: “Duhet të iki. Po këndojnë këngën time të preferuar” (himni i Bayernit). Dhe pastaj Matthäus dyfishoi tonin: “Mund ta shihja duke luajtur përkrah Modricit”, tha ai. “Në vitet e ardhshme, e imagjinoj atë duke e marrë përsipër këtë sfidë”.