E Enjte, 5 Nëntor 2026

Matura 2024, Manastirliu: Shpallen rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës 2024.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.

Rreth 28 mijë maturantë u testuan në 10 qershor për njohuritë e tyre në lëndët gjuhë shqipe dhe letërsi.

Deri më tani janë zhvilluar tre provime të Maturës Shtetërore 2024, gjuha e huaj, gjuha shqipe e letërsia dhe matematika. Ndërsa ditën e sotme maturantët dhanë provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.

Rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për provimin e gjuhës së huaj, tashmë janë bërë publike ku këtë testim e kryen në total 26 616 maturantë.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›