Matura Shtetërore 2026 – Konsultime dhe parateste për maturantët gjirokastritë

Maturantët gjirokastritë janë në përgatitjet e fundit për maturën shtetërore. Përveç programit të përditshëm ata po i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe lëndëve ku do të testohen gjatë muajit qershor, për të përmbyllur me sukses studimet e mesme. Të rinjtë shprehen se po punojnë fort duke u bërë pjesë edhe e konsultimeve të organizuara nga shkollat, në bazë të një kalendari të detajuar.
“Pas orëe të mësimit kemi konsultimet. Gjithashtu disa preferojnë të shkojnë dhe në kurse private për një përgatitje akoma më të madhe. Varet nga dega që ata zgjedhin të vazhdojnë. Edhe me mësuesit gjatë orëve të mësimit përpiqemi domethënë që të kryejmë sa më shumë nga modelet e provimeve të maturës shtetërore”
Tashmë pothuajse shumica e tyre janë të qartë edhe mbi programet e studimit që do të ndjekin në shkollat e larta.
“Zhvillojmë përtej mësimeve të pavarura në shkollë. Zhvillojmë dhe konsultime pas mësimit, pra orën e 7:00. Gjithashtu nxënësit që dëshirojnë të punojnë më shumë punojnë në shtëpi. Unë personalisht harxhoj një kohë të madhe pas shkolle për të mësuar, për të studiuar.”
Provimet e maturës shtetërore 2026 do të startojnë më 2 qershor me gjuhën e huaj, për të vazhduar me gjuhën shqipe dhe letërsinë në 9 qershor, matematikën në 16 dhe provimin me zgjedhje në 23 qershor.
Në shkollat e Libohovës dhe Gjirokastrës janë në pritje të provimeve të MSH mbi 300 të rinj.
Gazetare : Y.Ponde
/rtsh.al/