E Enjte, 5 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, rihapen aplikimet për formularin A1Z

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot rihapjen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet.

Sipas Ministrisë, aplikimet do të hapen ditën e nesërme përgjatë fashës orare 08:00-16:00.

Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania.

Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›