Matura, nesër rezultatet e testit me zgjedhje

Maturantët do të njihen nesër me rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore, që u zhvilluan më 10 korrik.
Me publikimin e rezultateve të këtyre provimeve pritet që së shpejti të përcaktohen dhe fituesit e të drejtave të studimit në 11 universitetet publike të vendit, sipas kuotave të përcaktuara për vitin e ri akademik.
Pas kryerjes së kësaj procedure pritet të nisë dhe procesi i përllogaritjes së komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore 2009, nëpërmjet së cilës bëhet listimi i kandidatëve fitues sipas kuotave të aprovuara për çdo universitet publik që do të çelet gjatë vitit akademik 2009-2010. Veç rezultateve të arritura në të katër provimet e maturës, peshë të veçantë në përzgjedhjen e fituesve do të luajë edhe nota mesatare e shkollës së mesme. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara, ku në këtë listë evidentohen dhe fituesit.