E Martë, 3 Nëntor 2026

Matura shtetërore 2024, konsultime dhe parateste për maturantët gjirokastritë

Për maturantët kjo është periudha më e ngarkuar e vitit mësimor. Përveç programit të përditshëm ata po i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe përgatitjeve për provimet e maturës shtetërore.

Të rinjtë shprehen se po punojnë fort duke u bërë pjesë edhe e konsultimeve të organizuara nga shkollat, duke u fokusuar tek lëndët ku ata do të testohen.

Maturantët e shkollave të mesme të Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe kanë zhvilluar edhe paratestet në  gjuhë shqipe letërsi dhe matematikë.

Matilda Gushi drejtoreshë e gjimnazit gjuhësor “Pandeli Sotiri” thotë se puna për maturën shtetërore ka nisur që në muajin nëntor kur maturantët janë njohur me rregulloren.

Në shkollat e Libohovës dhe Gjirokastrës janë në pritje të provimeve të MSH 294 nxënës. Ato do të startojnë më 3 qershor me gjuhën e huaj, për të vazhduar me gjuhën shqipe dhe letërsinë në 10 qershor, matematikën në 18 dhe provimin me zgjedhje në 24 qershor.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›