Maturantët e shkollës “Jordan Misja” zgjedhin të studiojnë në universitetin “Luigj Gurakuqi”

Maturantët e gjimnazit “Jordan Misja” në Shkodër, kanë befasuar me zgjedhjen e bërë në plotësimin e formularit A1 dhe A1Z.
Të 50 maturantët kanë listuar vetëm degë që ofron Iniversiteti “Luigj Gurakuqi” i qytetit të tyre, duke shprehur kështu unanimisht dëshirën që të vijojnë studimet në Shkodër.
Bledjana Osja drejtore e gjimnazit “Jordan Misja”, shprehet e befasuar, por edhe mjaftë e kënaqur pas këtij lajmi. “Ata mund të shkonin kudo, por kanë zgjedhur të mësojnë dhe konbtribuojnë në qytetin e tyre” thotë ajo për RTSH. Duke vlerësuar maturantët e saj zonja Osja thotë se “është fat për universitetin të ketë nxënës nga Gjimnazi “Jordan Misja”.
Maturantja ekselente Klara Kinaj shpreh bindjen e saj se Shkodra, si djep i qytetërimit shqiptar i ka potencialet e larta për të edukuar të rinjtë dhe t’u japi atyre një drejtim shumë të rëndësishëm në jetë.
Klara ka fituar bursë në Itali, Kanada dhe Tiranë, por ajo mendon se opsioni më i mirë është të studiojë në Shkodër, të cilën ajo thotë se e do shumë.
Është e sigurt se pesë vite më vonë Shkodrës do ti shtohen 50 specialistë të fushave të ndryshme.
Gazetare: Merisa Gjoni
/ rtsh.al /